Kurti nesër në Maqedoni të Veriut, takon Mickoskin - NACIONALE

Kurti nesër në Maqedoni të Veriut, takon Mickoskin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se të hënën ai do të jetë në vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut, me ç’rast do të takohet me kryeministrin maqedonas, Hristjan Mickoski.

Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet. Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik”, ka thënë Kryeziu për Gazetën Express.

Lajme të ngjashme