Kurti në përurimin e objektit të Gjykatës në Gjakovë: Shtyllë e rëndësishme e drejtësisë
Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë prerë shiritin për përurimin e objektit të ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë.
Kurti ka thënë se Gjykata ka kushte të mira pune e pajisje moderne, ku secili nga 18 gjyqtarët ka zyrën e vet.
“Kjo gjykatë do ta paraqesë një shtyllë të rëndësishme të shtetit të drejtësisë. U mirëpritëm nga kryetari i cili na paraqiti hapësirat e reja të cilat janë të lidhura me nxemjet qendrore dhe kanë klimatizim të mirë. Secili prej 18 gjyqtarëve e ka zyrën e vet të veçantë. Ndriçimi është i përshtatshëm për punë, pajisjet janë moderne dhe kushtet e mira”.
“Është lajm i mirë për të gjithë. Isha edhe me deputeten Kusari-Lila dhe deputetin Batusha që të sigurohemi të kemi një ndërtesë që qytetarët e Gjakovës të kenë ku të drejtohen për drejtësi”.