Kurti në një radio të huaj - pyetja e gazetarit: A të kërkojnë vazhdimisht që të ndalosh së bëri probleme për të gjithë? - NACIONALE

Kurti në një radio të huaj - pyetja e gazetarit: A të kërkojnë vazhdimisht që të ndalosh së bëri probleme për të gjithë?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë gjatë qëndrimit të tij në Mynih për Konferencën e Sigurisë për gazetarin Andrew Mueller nga radio “Monocle”, e cila është publikuar gjatë ditës së shtunë.

Gazetari e ka nisur me një pyetje ironizuese intervistën, duke i thënë Kurtit nëse i kërkohet të shmang së shkaktuari probleme “për të gjithë”.

“Nisa intervistën duke pyetur kryeministrin Kurti se si i duket Konferenca e Sigurisë në Mynih dhe nëse i kërkohet vazhdimisht që të përpiqet të shmang së shkaktuari më shumë problem për të gjithë? – ka thënë gazetari në fillim, e më pas ka qeshur.

“Ndonjëherë…” – ka nisur përgjigjen Kurti, transmeton Nacionale.

“Kam filluar vetëm me takime këtu, por natyrisht, Ballkani është gjithmonë interesant, po përpiqemi mos ta bëjmë “shumë interesant”, siguria është fjala kryesore, kur vjen te Kosova sepse kemi vështirësi me fqinjin tonë verior që nuk na njeh ende.” - ka thënë ai.

Lajme të ngjashme