Kurti në lokacionin e gërmimeve në Zubin Potok: Ndërkombëtarët kanë mundësi dhe duhet të bëjnë më shumë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar sot lokacionin e gërmimeve në Zubin Potok.
Para mediave, ai ka thënë se pret angazhim më të madh nga ndërkombëtarët.
“Unë këtu i pashë dy ekspertë profesionistë të EULEX-it për forenzikë dhe antropologji, i falënderova ata, por unë besoj që faktorët ndërkombëtarë kanë mundësi dhe duhet të bëjnë shumë më tepër në mënyrë që fati i këtyre që janë ende të zhdukur 27 vjet pas luftës në Kosovë të zbardhet një ditë e më përpara”, ka thënë ai, sipas EO.
Ndryshe, dyshohet në Zubin Potok dyshohet se gjendjen mbretjet mortore të 23 personave të zhdukur gjatë luftës.
Në lidhje me rastin, deri më tani janë arrestuar dy persona.