Kurti në iftar me përfaqësuesit e Odës Tregtare Kosovaro-Turke, Bislimin me vete
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë ftuar në një iftar moe përfaqësues të Odës Tregtare Kosovaro-Turke ku ishte i shoqëruar edhe nga zëvendësi i tij, Besnik Bislimi.
“Me këtë rast ju dëshiroj agjërim të lehtë në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe një iftar të shijshëm sonte duke përkujtuar që ky muaj na thotë që të përqendrohemi tek ana jona shpirtërore, tek solidariteti me të tjerët, te mirëkuptimi me të gjithë, tek bashkëpunimi i shëndetshëm dhe tek vlerat e besimit e të shpresës”, u shpreh ai.
“Me ketë rast kisha dashur që në veçanti të përshëndes shkëlqesinë e tij ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, Kryetarin e Odës Tregtare Kosovaro – Turke, Abdurrahman Balkiz, anëtarin e Odës dhe gjithashtu sponsorin e këtij iftari z. Güriş, zëvëndëskryeministrin në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe natyrisht që e lash si ëmbëlsirën për fund, nga Vakfi Ejup Sultan i Turqisë, organizator i çadrës së iftarit prej vitit në vit sa herë që bëhemi bashkë këtu te Pallati i Rinisë, İskender Janova”, tha ai, siç e citoi Zyra e Kryeministrin