Kurti mjaftohet me “keqardhjen” e MPJ-së maqedonase për Osmanin: Nuk kemi qëndrim institucional se ishte provokim - NACIONALE

Kurti mjaftohet me “keqardhjen” e MPJ-së maqedonase për Osmanin: Nuk kemi qëndrim institucional se ishte provokim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke u shprehur për incidentin në aerportin e Shkupit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, u mjaftua me atë se Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka shprehur “keqardhje” (lexo: jo kërkimfalje) ndërsa mohoi se institucionet e Republikës së Kosovës, ta kenë mbajtur qëndrim zyrtar se kjo përbënte “provokim”.

Nuk e di që kem pasur qëndrim të tillë (si provokim) si institucione të Republikës së Kosovës. Mund ta ketë ndokush prej qyetatërve por jo institucionet. MPJ ka dhënë deklaratë që paraqet qëndrimin tonë, po ashtu kemi parë qëndrimin e MPJ-së maqedonase”, ka thënë Kurti.

“Besoj që duhet të synojmë të vërtetën dhe kurrësesi tensionimin, le të zbardhet rsati. Kryeministri Mickoski dhe unë s’mund ta bëjmë zyrtarin doganor dhe policin hetues dhe inspektoriatin e policisë...siç u tha në takim po bëhemi ngadalë dhe sigurt eskpert të detaje takimeve”, shtoi ai.

“Pa dyshim që ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e Presidentes, shkëlqesisës Vjosa Osmani me 2 gusht në aeroport. Aq më tepër që ka qneë me familje dhe dy vajza të vogla. Autoritetet e RMV-së, krerët shtetërorë kanë shprehur keqardhje, dhe do të ketë raport zyrtar që do të zbardhë këtë çështje, që të kuptojmë se çfarë ka ndodhur por edhe të mos përsëriten kurrë më sitauta të tilla”, tha Albin Kurti.

Lajme të ngjashme