Kurti me 39 fotografi nga Stambolli: Me mërgatën shqiptare në Zejtinburnu
Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar mërgatën shqiptare në Turqi, për pritjen që ia bëri atje.
Kurti shkruan:
Çdo vizitë e jona jashtë vendit shoqërohet me njohje nga afër e shkëmbime të rëndësishme me pjesëtarë të mërgatës sonë. As në Turqi nuk mund të mungonin këto takime, aty ku mërgata jonë është e madhe dhe e suksesshme.
Gjatë dy ditëve në Stamboll, takuam afaristë shqiptarë e me prejardhje shqiptare nga sektorë të ndryshëm që veprojnë në Turqi dhe bashkëbiseduam e u shoqëruam me mërgatën në Qendrën Kulturore në Zejtinburnu.
Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi, lidhja ndërmjet dy shteteve dhe popujve dhe bartin një rol qenësor në afirmimin e vendit tonë dhe zhvillimin gjithmonë e më të madh të tij.
Ju faleminderit shumë për bisedat e këndshme dhe për mikpritjen që do ta mbajmë mend përherë.