Kurti mbi ligjin për KPK-në: U dakordua me Ambasadën amerikane, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese - NACIONALE

Kurti mbi ligjin për KPK-në: U dakordua me Ambasadën amerikane, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është duke dhënë intervsitë në “Rubikon” tek gazetari Adriatik Kelmendi, por jo në objektin e Klan Kosovës, por në Zyrën e Kryeministrisë.

Aty z. Kurti ka folur rreth Ligjit për Këshillin Prokurorial, i cili u shpall si jokushtetues nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Kurti tha se një ligj i tillë ka qenë edhe i dakorduar me Ambasadën e ShBA-së, BE-në e Mbretërinë e Bashkuar.

“Po si ta di unë që do të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese një ligj, i cili e ka kaluar dy herë Komisionin e Venecias, i cili është dakorduar me Ambasadën Amerikane, me Bashkimin Evropian, me Mbretërinë e Bashkuar, me të gjithë akterët e shoqërisë civile, dhe nuk mjafton Komisioni i Venecias, por vihet e rrëzohet këtu në Gjykatën tonë Kushtetuese” – vlerësoi Kurti.

Lajme të ngjashme