Kurti: Këtë javë dhe javën e kaluar, çdo qytetar është ndier më evropian dhe më afër Evropës - NACIONALE

Kurti: Këtë javë dhe javën e kaluar, çdo qytetar është ndier më evropian dhe më afër Evropës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën hyrëse në mbledhjen e Qeverisë, ka folur për pranimin e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kurti ka thënë se të gjithë qytetarët javën e kaluar por edhe këtë javë janë ndjerë më evropian dhe më afër Evropës.

"Të dashur qytetarë, javën që lëmë pas edhe këtë javë, çdo qytetar i Kosovë është ndjerë më evropianë dhe më afër Evropës. Liberalizimi i vizave kishte ngecur për katër vjet mnë agjendën e Këshillit të BE-së por me shumë punë e angazhim dhe veçanërisht me vende hezitues..." - ka thënë ai.

Ai falënderoi zv.kryeministrin, Besnik Bislimin dhe kryediplomatën Donika Gërvalla, por nuk harroi të falëndërojë edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Natyrisht që rezultatet gjithnjë e më të mira, sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtat e njeriut kanë ndikuar në këto vendim. Këto vendime konfrimojnë se jemi në rrugën e duhur...” – ka thënë ndër të tjera Kurti

Lajme të ngjashme