Kurti jep detaje për pjesëmarrjen në “Global Connect 2022”: Fton përfaqësues të kompanive për investime në Kosovë - NACIONALE

Kurti jep detaje për pjesëmarrjen në “Global Connect 2022”: Fton përfaqësues të kompanive për investime në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka folur për aktivitetet e realizuara nën margjinat e “Global Connect 2022”.

I pari i qeverisë tha se njoftoi të ketë pasur takime përmbajtjesore me ministren e Ekonomisë, Punës dhe Banimit, Dr. Nicole Hoffmeister-Kraut dhe Sekretarin e Shtetit për Koordinim Politik dhe Evropë të landit të Baden-Württemberg, Florian Hassler.

Kurti po ashtu njoftoi për takimin me përfaqësues të kompanive anëtare, dhe përfaqësues politikë të nivelit lokal dhe federal duke ftuar ata të vizitojnë Kosovën për të parë nga afër përparësitë edhe kushtet që vendi ynë ofron për investime të huaja.

Postimi:

Lajme të ngjashme