Kurti i referohet një raporti të vitit 2018: 85% e të punësuarve në shërbimin civil janë punësuar më të njohshëm
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka publikuar të gjeturat e një raporti të vitit 2018.
Ai tha se sipas këtij raporti, 85% e te punësuarve në shërbimin civil janë punësuar më të njohshëm.
“Administrata publike ka qenë e ndikuar nga ndërhyrjet politike në procesin e emërimeve. Në raportet e vitit 2018 -20 del se nuk janë respektuar parimet e rekrutimit transparent dhe të bazuara në merita. Në vazhdimësi është theksuar nevoja për përmirësimin e shkathtësive në shërbimin civil dhe fuqizim të burimeve njerëzore”, tha Kurti.
Kurti ka folur edhe për përfaqësimin e grave në institucionet publike, ku në nivelin e lartë drejtues ka 69 burra dhe vetëm 17 gra.