Kurti i jep zemër Listës Guxo pas ikjes së Kicës: Me guxim jeni ngritur e do të fitoni
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë i ftuar i Listës GUXO në kuvendin e kësaj të fundit.
Në një paraqitje, Kurti lavdëroi këtë parti, me të cilën edhe është në koalicion parlamentar.
“Me guxim jeni ngritur, me guxim po vazhdoni, me guxim do të fitoni”, përfundoi i pari i Qeverisë.
Kujtojmë se sot Lista Guxo ishte kryetemë e ditës, jo për faktin e kuvendit, por për atë të raportimit se Doarsa Kica Xhelili pritet të kalojë në LDK.
