Kurti i bie pishman për urën e Ibrit: Nuk kam thënë se do ta hapi, nëse kam thënë, kam gabuar
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duket se është zbythur nga zotimet e tij të forta për hapjen e urës së Ibrit.
Në një intervistë për Tëvë1, ai ka theksuar se asnjëherë nuk ka thënë se ‘do ta hap’ këtë urë.
Madje, ai ka thënë se nëse e ka deklaruar një gjë të tillë, ka gabuar.
Sipas tij, Kosova nuk dëshiron fërkime me karabinierët italianë, të cilët janë të vendosur mbi urën kryesore të Ibrit.
“Unë kam thënë se duhet të hapet e do të hapet. Nuk e di a kam thënë ndonjëherë ‘do ta hapi’. Në veten e parë njëjës ‘do ta hapi’ nuk e di a kam thënë ndonjëherë. Nëse kam thënë kam gabuar. Sepse nuk kam thënë se do ta hapi unë aty me karabinierët italianë. Në nuk dëshirojmë fërkime me karabinierët italianë”, ka thënë Kurti.