Kurti i akuzoi për ‘shkelje kushtetuese’, Lushaku: Ky që ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit jashtë çdo norme kushtetuese - NACIONALE

Kurti i akuzoi për ‘shkelje kushtetuese’, Lushaku: Ky që ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit jashtë çdo norme kushtetuese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Uzurpim të Zyrës së Kryeministrit jashtë çdo norme kushtetuese.

Kjo ishte kundërpërgjigja e Jehona Lushaku-Sadriut, deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj deputetit Albin Kurit, i cili i akuzoi partitë ish-opozitare për “shkelje kushtetuese” me mosvotimin e kandidates së vet, Albulena Haxhiut, për kryeparlamentare, gjë që ka dështuar për 32 herë.

“Ai e quan mosbindjen e deputetëve ndaj vullnetit të tij personal ‘shkelje të Kushtetutës’! Kjo është logjika e një njeriu që e sheh veten mbi ligjin dhe mbi Kushtetutën”, shkroi Sadriu-Lushaku.

Postimi i plotë:

KUR KUSHTETUTA INTERPRETOHET SIPAS QEJFIT

Albin Kurti sot paska guxuar të flasë për shkelje të Kushtetutës, ndërkohë që ai vet e ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit, pa pasur shumicë parlamentare dhe jashtë çdo norme kushtetuese.

Ai e quan mosbindjen e deputetëve ndaj vullnetit të tij personal ‘shkelje të Kushtetutës’! Kjo është logjika e një njeriu që e sheh veten mbi ligjin dhe mbi Kushtetutën.

Vetëm gjatë mandatit të kaluar, Albin Kurti dhe Qeveria e tij kanë shkelur Kushtetutën të paktën 10 herë.

Ja disa raste flagrante:

1. Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës

2. Ndërhyrja në komunën e Kamenicës për reformën në arsim

3. Ligji për zyrtarët publik

4. Ligji për pagat

5. Ligji për masat e përkohshme në treg

6. Shkarkimi i Bordit të RTK-së

7. Shkarkimi i Këshillit Mbikëqyrës të Shërbimit Civil

8. Shkarkimi i anëtares së Bordit të OSHP-së

9. Ligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

10. Ligji për Këshillin Mbikëqyrës të Shërbimit Civil

Nuk ka kushte më të rënda për demokracinë se kur një Kryeministër në detyrë e përdor Kushtetutën si vegël pushteti.

Lajme të ngjashme