Kurti flet për vizitën e Bërnabiqit në Kosovë: Meqë ne shkojmë të hënën në Preshevë, ata kërkuan të vijnë në veri - NACIONALE

Kurti flet për vizitën e Bërnabiqit në Kosovë: Meqë ne shkojmë të hënën në Preshevë, ata kërkuan të vijnë në veri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për vizitën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, që do ta bëjë të hënën në Kosovë.

Kurti tha se meqë tash e tutje dokumentet tona kalojnë në Serbi, qeveria e Kosovës ka lejuar që edhe dokumentet e tjera të vijnë në Kosovë.

Edhe pse Bërbabiq s’është dokument por shef i qeverisë së Serbisë, që për president e ka ish-ministrin e Millosheviqit – ose të paktën kështu do të thoshte VV-ja po të ishte në opozitë.

“Republika e Kosovës, s’e njeh Serbinë. Shumë vendime që i merr Serbia, janë kryekëput ilegale, ato vendime janë në bazë të një kushtetute agresive. Ne për hir të lëvizjes së lirë, duke zbatuar reciprocitetin, mosnjohjen e Kosovës nga Serbia, i përgjigjemi me mosnjohje të Serbisë nga Kosova. Derisa kalojnë dokumentet tona te identifikimit në anën tjetër të kufirit, kemi lejuar që edhe dokumentet tjera të vijnë në anën tjetër, pra në territorin e Kosovës. Ne po vendosim reciprocitet. Për neve Serbia s’është shtet që njihet. Ne kemi problem me vendimet e atij shteti. Do të vazhdojmë me reciprocitet gradual drejt reciprocitetit të plotë” –

“Ndërkaq, agjenda jonë qeveritare e ka paraparë një vizitë në Luginë të Preshevës, në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, dhe zyrtarët e Qeverisë do të shkojnë të hënën. Përshtypja ime është që kur e kanë kuptuar që do të shkojnë ministra të Qeverisë sime në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, kanë kërkuar edhe ata që të vijnë në veri. Pra ne bëjmë planin tonë, agjendën tonë qeveritare, unë do të shkoj një ditë, por nuk është shkuarja jonë reagim, përkundrazi. Kur ata e kanë kuptuar që Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, e kanë bërë kërkesën që Bërnabiq të vijë në veri”, theksoi Kurti.

Lajme të ngjashme