Kurti flet për vilat e sekuestruara: S’ishte befasi që kishte të politikanëve e familjarëve të tyre - NACIONALE

Kurti flet për vilat e sekuestruara: S’ishte befasi që kishte të politikanëve e familjarëve të tyre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Që në mëngjes, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka dhënë një fjalim në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po organizohet në Prishtinë.

Duke folur për për qeverisjen e tij, Kurti ka përmendur edhe vilat e sekuestruara. I pari i Ekzekutivit tha se nuk ishte befasuese se në mesin e vilave të sekuestruara kishte edhe të politikanëve dhe të afërmve të tyre.

Autoritetet ligjzbatuese kanë ndërmarrë 800 operacione policore ndaj krimit dhe korrupsionit dhe kanë arrestuar mbi 2000 njerëz duke përfshirë afërsisht 300 zyrtarë publik e shtetërorë. Kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë konfiskuar mbi 1.8 milionë drogë, 75 villa të sekuestruara për shkak të ndërtimit të paligjshëm dhe lista e pronarëve. Ishte tronditëse por jo befasuese, gjyqtarë të nivelit të lartë, biznesmenë të pasur, politikanë dhe të afërmit e tyre”, vlerësoi z.Kurti.

Lajme të ngjashme