Kurti e ndërpren ligjeratën: Nuk e di nëse Enis Sulstarovën e kam më shumë mik apo profesor - NACIONALE

Kurti e ndërpren ligjeratën: Nuk e di nëse Enis Sulstarovën e kam më shumë mik apo profesor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka ndërprerë një ligjeratë të Bekim Baliqit, profesor i shkencës politike në Universitetin e Prishtinës.

Madje, për këtë ai ka kërkuar falje, ndonëse tha se ishte në temë.

E gjithë kjo ndodhi gjatë një promivimi të librit të studiuesit nga Shqipëria, Enis Sulstarova.

Madje, Kurti foli edhe për autorin, të cilin po i promovohej libri me titull “Nacionalizmi.

Ai se nuk e di nëse e ka më shumë mik apo profesor.

“I kërkoj falje Prof. Bekim Baliqit që ia ndërpreva fjalimin sot në Fakultetin Filozofik. Por, edhe unë isha brenda temës: promovimi i librit "Nacionalizmi" i Enis Sulstarovës, të cilin nuk e di se a e kam më shumë mik apo profesor, por sigurisht që të dyja këto. Studentëve e të pranishmëve të tjerë u thashë kushdo që don të merret me politikë, por edhe kushdo që nuk don të merret me politikë, për shkak të historisë apo për hir të ardhmërisë, duhet ta dëgjojë e lexojë profesorin e sociologjisë Enis Sulstarova.”, shkroi Kurti në Facebook.

Madje, Kurti tregoi se e la në gjysmë ligjeratën për shkak të udhëtimit.

“Prof. Bekimi e vazhdoi fjalimin për librin e unë udhëtimin për Klinë e Istog...”, shkroi z.Kurti.

Enis Sulstarova është një studiues i njohur nga Shqipëria, ndonëse në opinionin publik kosovar më shumë njihet si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

I lindur në Tiranë, Sulstarova është sociolog që merret me studimin e orientalizmit tek shqiptarët, duke kritikuar diskursin problematik rreth intrepretimit të Islamit tek shqiptarët.

Por, ai është i njohur edhe për një qasje interesante rreth nacionalizmit tek shqiptarët, duke shkruar disa vepra, përfshirë “Ligjërimi nacionalist në Shqipëri”, “Nacionalizmi” dhe “Në pasqyrën e oksidentit”.

Për dallim nga aktivistët e tjerë nga Shqipëria, Sulstarova rrallë shkruan komente e opinione të ashpra rreth temave të brendshme të Kosovës. Për dallim nga Hysamedin Feraj e Evlis Hoxha, z.Sulstarova ka mbajtur një distancë në këtë pikë, duke mbajtur më shumë një qëndrim akademik.

Lajme të ngjashme