Kurti e "këshillon" BE-në: T'i qëndrojë besnike zgjerimit, neutraliteti është cinizëm
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, po qëndron në Austri, ku po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Ai ka folur në këtë Samit, duke theksuar se BE-ja duhet të qëndrojë besnike kundrejt zgjerimit.
“Zgjerimi është thelbësor për BE-në. BE-ja duhet t’i qëndrojë besnike këtij thelbi të saj. Zgjerimi i jashtëm duhet të shkojë paralelisht (dorë me dorë) me konsulidimin me brendshëm. Njërsa s’duhet të përjashtojë tjetren.” – theksoi z. Kurti në Vjenë.
Tutje, ai ka folur edhe për neutralitetin karshi agresionit rus.
“Ne duhet të refuzojmë neutralitetin kur është fjala për agresionin rus në Ukrainë. Neutraliteti është cinizëm. Ata që janë neutral, janë cinikë.” – shtoi z. Kurti.
