Kurti e “këshillon” BE-në: Do të duhej që mos t’i tolerojë ata që s’kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë - NACIONALE

Kurti e “këshillon” BE-në: Do të duhej që mos t’i tolerojë ata që s’kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, mbrëmë ka dhënë një intervistë të gjatë për Deutsche Welle, ku ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga BE-ja.

E për këtë institucion, Kurti ka pasur kritika, por edhe një këshillë.

Në intervistën e tij, Kurti ka thënë se BE-ja s’duhet të tolerojë Serbinë, pasi nuk i ka vendosur sanksione federatës ruse.

“BE-ja do të duhej që mos t'i tolerojë ata që nuk i kanë vendosur sanksione federatës ruse dhe në të njëjtën kohë do të duhej të kërkojë nga Serbia që ta njoh Kosovën, të mos e destabilizojë Bosnjën ëdhe t'i heq duart nga Mali i Zi.” – deklaroi Kurti për mediumin gjerman.

“Beogradi në mënyrë rrotative ka politikë destablizuese në këto tri shtete, sepse është i pakënaqur me shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë që e ka shkaktuar vet. Jugosllavia edhe u krijua në fillim të shekullit 20 edhe u shkatërrua ë fund të shekullit XX për të njëjtin qëllim për Serbinë e madhe, tash janë të pakënaqur dhe kjo pakënaqësi e tyre nuk mund të paguhet nga boshnjakët, malazezët dhe shqiptarët apo kosovaret. Pra është e domosdoshme që BE-ja të ketë plan që sa më shpejtë ta integrojë Ballkanin perëndimorë në familjen e madhe evropiane për ata që duan të integrohen.” – tha ai.

Lajme të ngjashme