Kurti e Bulliqi vizitojnë njërën nga shkollat e Podujevës - NACIONALE

Kurti e Bulliqi vizitojnë njërën nga shkollat e Podujevës

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kreun e Podujevës, Shpejtim Bulliqin kanë vizituar njërën prej shkollave të komunës.

Bëhet fjalë për atë "Enver Maloku". Nga atje, i pari i ekzekutivit kosovar ka bërë thirrje për hapje të shkollave, duke thënë se nxënësit aty vijnë për të mësuar e jo për t'i parë të mbyllura dyert.

"Shkolla është vend ku mësohet, ku jepet mësim dhe ku fëmijët edukohen, bëhen më të ditur e më të mençur, andaj edhe shkolla duhet të jetë vendi ku vijnë nxënësit të mësojnë e jo t'i gjejnë dyert e mbyllura e klasat e zbrazëta", shkroi ndër të tjerash Kurti.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme