Kurti e Bulliqi shkojnë për ngushëllime te familja Fejzullahu: Drejtësia ta thotë fjalën e saj - NACIONALE

Kurti e Bulliqi shkojnë për ngushëllime te familja Fejzullahu: Drejtësia ta thotë fjalën e saj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, së bashku me Kryeministrin e vendit Albin Kurti, ministrat Albulena Haxhiu e Xhelal Sveçla kanë shkuar për kryeshnosh në familjen Fejzullahu, pas vrasjes së Lulzimit, nga bashkëmoshatarët e tij.

Në postimin e Bulliqit thuhet se drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj në mënyrë meritore.

E plotë:

Bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ministrat Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sfeçla, deputetin Fitim Haziri, veprimtarin dhe ish-kryetarin e Komunës Ilaz Pireva, drejtorë komunal dhe zyrtarë të tjerë ishim për ngushëllime tek familja Fejzullahu për humbjen e familjarit të tyre Lulzimit, pak ditë më parë në vrasjen mizore që e tronditi gjithë shoqërinë.

Ndamë dhimbjen me familjen dhe të afërmit, si dhe ju shprehëm mbështetjen tonë të plotë për tejkalimin e kësaj dhimbjeje që na pikëlloi thellësisht të gjithëve.

Zoti ju dhashtë durim e forcë familjes! Urojmë që drejtësia ta thotë fjalën e saj në mënyrë meritore!

Lajme të ngjashme