Kurti e Abdixhiku takohen nesër në orën 18:00
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të takohen nesër në orën 18:00.
Nacionale ka mësuar se takimi do të mbahet në ambientet e objektit të Kuvendit të Kosovës.
Pas një mbledhje të LDK-së të mbajtur pasditen e së enjtes, Abdixhiku konfirmoi se do të marrë pjesë në takim.
“Sot kam pas një letër, ftesë, për takim me Kurtin, në formatim 1 plus 1, këtë herë të takohemi dy me dy, dhe do ti përgjigjem pozitivisht kësaj ftese. Le të jetë takimi i parë, dhe do të provoj edhe me liderët e tjerë të partive politike. E bëj publike që ky ka qenë komunikimi i parë me të zyrtar, që nga përfundimi i zgjedhjeve. Ne do të flasim për parime fillimisht. Ato janë punblike të LDK-së, që të jetë trajtim githpërfshirës për institucione, dhe të ketë balance”, ka thënë ai.