Kurti: BE-ja dhe ShBA-ja duhet ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e saj të marrëveshjes, plotësisht dhe pa kushte
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi nevojën që Serbia të mbajë angazhimet e saj sipas marrëveshjes dhe u kërkoi aleatëve ndërkombëtarë që ta mbajnë Serbinë përgjegjëse për veprimet e saj.
Kryeministrit Kurti theksoi rëndësinë e sigurimit që Serbia t'i përmbahet plotësisht dhe pa kushte detyrimeve të marrëveshjes.
Në postimin e tij në “X”, Kurti shkroi: Një vit më parë, lidershipi i BE-së në bashkëpunim me Gjermaninë dhe Francën na prezantuan një projekt-traktat për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi. Serbia ra dakord me versionin përfundimtar më 27 shkurt, por tani po kërkon ta minojë atë. BE, SHBA dhe aleatët e tjerë duhet ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e saj të traktatit, plotësisht dhe pa kushte.
1 year ago, the EU—w/ 🇨🇵 & 🇩🇪 leadership—presented us a draft treaty to normalize Kosova–Serbia relations. Serbia agreed to the final version on Feb 27, but now seeks to undermine it. 🇪🇺, 🇺🇲 & other allies must urge Serbia to fulfil its treaty obligations—fully & unconditionally.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 9, 2023