Kurteshi i VV-së sërish eskalon ndaj gazetarëve: Vrasësit me pagesë kanë për qëllim vrasjen e dinjitetit të njeriut - NACIONALE

Kurteshi i VV-së sërish eskalon ndaj gazetarëve: Vrasësit me pagesë kanë për qëllim vrasjen e dinjitetit të njeriut

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, i cili ende nuk e di se kur do t`i marrin pagat punëtorët e RTK-së, sot ka sulmuar disa media që kanë shkruar kundër tij.

Në statusin e tij për këto media, ai ka marrë mbështetje edhe nga njeriu, i cili njihet si “recidivist” i sulmit ndaj mediave dhe gazetarëve.

Sami Kurteshi, anëtari i VV-së në KQZ, i ka kërkuar Gërvalles që të qëndroi dhe të mos dorëzohet.

Në komentin e tij, Kurteshit nuk i ka kursyer fyerjet ndaj mediave, duke i quajtur vrasës më pagesë.

Qëndro! Vrasësit me pagesë një qëllim dhe profesion kanë, vrasjen e dinjitetit - të Njeriut”, ka komentuar Kurteshi në statusin e Gërvallës.

Kjo nuk është hera e parë që Kurteshi fyen media dhe disa gazetarët.

Edhe gjatë procesin në numërimit të votave në QNR, ai kishte sulmuar disa media, duke thënë se janë kriminale dhe vrarës me pagesë.

Këto cilësime kishin nxitur reagime të shumta në shoqëri.

Lajme të ngjashme