KUJDES PAMJET! Kamera e vëzhgimit ka kapur momentin e shpërthimit në Stamboll
Mediat botërore kanë publikuar një video shqetësuese të një kamere vëzhgimi që tregon vendin dhe momentin e shpërthimit vdekjeprurës në Stamboll.
Edhe pse menjëherë pas shpërthimit filluan të qarkullojnë thashethemet se një kamikaz ishte përgjegjës për shpërthimin, videoja bën me dije se çanta e shpërthyer ishte lënë në rrugën Istiklal, e cila në momentin e shpërthimit ishte e mbushur me turistë dhe vendas.
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan në deklaratën e tij në lidhje me shpërthimin tha se 6 persona kanë humbur jetën, 4 prej tyre në vendngjarje dhe 2 prej tyre në spital. Presidenti Erdogan tha se nga shpërthimi mbetën të plagosur 53 persona.
"Janë 6 të vdekur, në vendin e krimit dhe 2 në spitale. Numri i të lënduarve është 53. Ky numër mund të ndryshojë nga momenti në moment. Mund të vijnë numra të ndryshëm. Kjo është shifra që kam marrë personalisht nga guvernatori ynë”, tha ai.
🇹🇷 — NEW FOOTAGE: CCTV video shows the moment of the explosion at Taksim square in Istanbul, Turkey. It seems the explosion was caused by a bag left on a bench. pic.twitter.com/EIW4oeNuhw
— Belaaz News (@TheBelaaz) November 13, 2022