Kujdes kur udhëtoni në Maqedoni: Nis monitorimi me kamera inteligjente, ja si do të njoftoheni për gjobat - NACIONALE

Kujdes kur udhëtoni në Maqedoni: Nis monitorimi me kamera inteligjente, ja si do të njoftoheni për gjobat

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Kujdes kur udhëtoni në Maqedoninë e Veriut: Nis monitorimi me “kamera inteligjente”, ja si do të njoftoheni për gjobat

Policia e Kosovës ka lëshuar sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë drejt ose transit përmes Maqedonisë së Veriut. Autoritetet maqedonase kanë vënë në funksion sistemin e ri elektronik “Qyteti i sigurt”, i cili do të monitorojë dhe gjobisë automatikisht shkelësit e rregullave të trafikut.

Sipas njoftimit zyrtar, ky sistem i ri eliminon nevojën për ndalimin fizik nga patrullat policore për disa lloje të kundërvajtjeve, pasi ato tashmë evidentohen përmes pajisjeve teknike dhe kamerave inteligjente.

Në këtë fazë të parë të implementimit, monitorimi digjital është shtrirë në qytetet kryesore dhe akset më të rëndësishme rrugore. Kamerat janë aktive në:

  • Qytetet: Shkup, Tetovë dhe Kumanovë.
  • Rrugët nacionale: Korridori 8 dhe Korridori 10.

Kamerat janë programuar të kapin automatikisht shkelje si: tejkalimi i shpejtësisë, kalimi në semafor të kuq, parkimi ose ndalimi i parregullt, si dhe drejtimi i automjetit të paregjistruar.

Kamerat janë programuar të kapin automatikisht shkelje si: tejkalimi i shpejtësisë, kalimi në semafor të kuq, parkimi ose ndalimi i parregullt, si dhe drejtimi i automjetit të paregjistruar.

Nëse një shtetas i huaj kryen një shkelje të kapur nga sistemi “Qyteti i sigurt”, ai nuk do të ndalohet në momentin e shkeljes. Në vend të kësaj, njoftimi për gjobën do t’i bëhet qytetarit në momentin e hyrjes ose daljes nga pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Lajme të ngjashme