Kthimi nga Haga, Gucati do të bëjë homazhe në kompleksin “Adem Jashari” - NACIONALE

Kthimi nga Haga, Gucati do të bëjë homazhe në kompleksin “Adem Jashari”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, sot pritet të bëjë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Këtë e ka bërë të ditur Emin Lati, kryetar i degës së OVL UÇK-së në Skenderaj.

Po, do të ketë organizime. Do të nisemi nga shtëpia në Marinë, do të bëjmë homazhe tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari”, ka thënë Lati për Klan Kosova.

Ai ka treguar edhe për pritje që komuna do t`i bëj Gucatit.

Më pas do të ketë pritje edhe nga komuna e Skenderajt, do të vendosen lule tek busti i komandantit. Fjalime nuk do të ketë”, ka thënë Lati.

Lajme të ngjashme