Kryeziu: Votimi i fshehtë ka kuptim vetëm kur është më shumë se një kandidat - NACIONALE

Kryeziu: Votimi i fshehtë ka kuptim vetëm kur është më shumë se një kandidat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka folur për kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për votim të fshehtë në Kuvendin e Kosovës, një praktikë që po tentohet të implementohet por ende nuk ka siguruar mbështetjen e nevojshme.

Sipas Kryeziut, në rastin konkret ku propozohet vetëm një kandidat për postin e kryeparlamentarit, votimi duhet të jetë i hapur.

“Votimi në Parlament është i sanksionuar vetëm për dy raste: për presidentin dhe për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Të gjitha rastet e tjera varen nga marrëveshjet ndërmjet grupeve parlamentare dhe përfaqësuesve të tyre. Nuk ekziston ndonjë dispozitë që përcakton kur duhet votuar në mënyrë të hapur apo të fshehtë”.

“Nëse është vetëm një kandidat, atëherë votimi duhet të bëhet në mënyrë të hapur. Votimi i fshehtë ka kuptim vetëm kur ka më shumë se një kandidat,” – ka thënë ai në “Dpt te Fidani”.

Lajme të ngjashme