Kryeziu: Përplasjet e Qeverisë me aleatët s’janë veç të karakterit procedural, siç po thotë pushteti - NACIONALE

Kryeziu: Përplasjet e Qeverisë me aleatët s’janë veç të karakterit procedural, siç po thotë pushteti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka deklaruar se çështjet që po e përplasin qeverinë e vendit me aleatët nuk janë vetëm të karakterit procedural dhe afateve kohore për zbatim.

Kryeziu përmes një shkrimi në Facebook, ka përmendur çështjet e rëndësishme në të cilat duhet të ecet përpara dhe të ruhet partneriteti me aleatët e vendit.

“Çështjet që po e përplasin qeverinë Kurti me aleatët tanë, nuk janë vetëm të karakterit procedural dhe afateve kohore për zbatim, ashtu siç po i quan qeveria dhe siç po ka dëshirë me i trajtuar opozita!? Zgjedhjet për kryetar komunash, integrimi i qytetarëve serbe në institucione, zbatimi i interpretimit kushtetues për manastirin e Deçanit, themelimi i Asosacionit të Komunave me shumicë Serbe etj. janë çështje të rëndësisë së lartë për të ecur përpara me interesat kombëtare të Kosovës dhe ruajtur partneritetin me aleatet tanë.” – ka thënë ai.

Tutje, Kryeziu ka shtuar se pa një strategji të qartë politike e kombëtare për adresimin e këtyre çështjeve, vetëm sa po prolongohet zhvillimi i Kosovës.

Pa një strategji politike e kombëtare të çartë e të qëndrueshme dhe fillimin e adresimit të këtyre çështjeve, ne vetëm sa jemi duke e prolonguar zhvillimin e Kosovës në të gjitha fushat, po e dëmtojmë pozicionin e Kosovës dhe marrëdhëniet me aleatet tanë, dhe i kemi shndërruar këto çështje në mjet për polarizim, luftë politike të brendshme.” – është shprehur ai.

Në fund, ai ka thënë se qeveria dhe partitë politike nuk duhet ta shfrytëzojnë përkushtimin e aleatëve për siguri për politika populiste e elektorale.

“Angazhimi i NATO-s dhe aleatëve tjerë në Kosovë është përkushtim i qartë i mbështetjes së tyre për integritetin territorial të Kosovës dhe për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në vend dhe rajon. Por, qeveria dhe partitë politike nuk do duhej ta shfrytëzojë këtë situatë dhe përkushtim të aleatëve për siguri në rajon për të udhëhequr politika populiste, elektorale dhe për të shmangur përgjegjësitë të cilat Kosova i ka marrë dhe i ka në tavolinë për ti zgjidhur.” – ka thënë Kryeziu.

Lajme të ngjashme