Kryeziu: Kosova u tregua e papërgjegjshme me marrëveshjet, prandaj po kërkohet Asociacioni - NACIONALE

Kryeziu: Kosova u tregua e papërgjegjshme me marrëveshjet, prandaj po kërkohet Asociacioni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka treguar pse bashkësia ndërkombëtare po e kërkon formimin e Asociacionit para arritjes së marrëveshjes e cila do të bazohet në planin franko-gjerman.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo po ndodh sepse Kosova në dekadën e fundit është treguar e papërgjegjshme në respektimin e obligimeve ndërkombëtare.

Kërkesat për Asociacion para marrëveshjes franko-gjermane kanë një argument të vetëm?! Kosova në dekadën e fundit është treguar e papërgjegjshme sa i përket obligimeve të saj për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe zbatimin e interpretimeve të gjykatës kushtetuese. Askush nga ata që janë të përfshirë në dialog, nuk dëshiron që edhe pas planit franko-gjerman situata të rikthehet në pikën zero”, ka shkruar Kryeziu.

Lajme të ngjashme