Kryeziu: Janë zhvilluar mbi 30 takime me sindikata, mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro - NACIONALE

Kryeziu: Janë zhvilluar mbi 30 takime me sindikata, mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka komentuar mbi çështjen e grevës së sindikatave të arsimit.

Përmes një postimi në Facebook, Kryeziu ka shkruar se nuk ka munguar komunikimi mes qeverisë dhe sindikatave, duke treguar për më shumë se 30 takime të zhvilluara nga zyrtarë qeveritarë me përfaqësues të sindikatave.

Ai ka thënë se shumica e kërkesave të sindikatave janë adresuar, por që mungon arsyeshmëria në kërkesën e 100 euro shtesë si dhe gatishmëria e sindikatave për të ecur përpara.

Lajme të ngjashme