Kryeziu i KDI-së për moscertifikimin e Listës Serbe: KQZ të mbështetet te rekomandimet e ZRPP-së, jo qëndrimet partiake
Ismez Kryeziu nga Instuti Kosovar për Demokraci ka shtjelluar çështjen e moscertifikimit të Listës Serbe nga anëtarët e Vetëvendosjes, për çka tha se KQZ-ja duhet të merr vendimet në bazë të rekomandime të Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike e jo në qëndrimet të motivuara partiakisht,
”Zyra për Regjistrimin e Partive Politike ka rekomanduar certifikimin e këtij subjekti, duke konstatuar se ai i plotëson kriteret ligjore. KQZ-ja fo duhej të mbështetet në këtë rekomandim dhe udhëzinet e ibstirucioneve tjera dhe të veprojë në përputhje me ligjin. Nuk duhet të ngatërrohen qëndrimet politike apo deklaratat individuale të anëtarëve të një partie me kriteret për certifikim. Nëse kjo praktikë do të zbatohej për të gjitha partitë, atëherë shumë prej tyre nuk do të duhej të certifikoheshin”, ka shkruar Kryeziu.
Postimi i plotë:
Shpifësit vazhdojnë me avazin e tyre katërvjeçar të manipulimit të fakteve dhe populizmit shterpë.
Lista Serbe nuk u certifikua, pikërisht për shkak të qëndrimit tonë në KQZ.
Si PDK, qëndruam në sallë dhe nuk votuam për certifikimin e Listës Serbe, por kërkuam sqarime pse:
- Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka pasur asnjë vërejtje për certifikimin e Listës Serbe.
- Ministria e Punëve të Jashtme gjithashtu nuk ka pasur asnjë vërejtje ndaj Listës Serbe.
Prandaj, kam kërkuar nga Kryetari i KQZ-së që të konsultohet edhe një herë me MPB-në, sepse është jashtë çdo norme që ata që duhet të merren me çështje të sigurisë të heshtin përballë Listës Serbe.