Kryetari Zveçanit: Peticioni për shkarkim nuk është i drejtë, procesi i zgjedhjes ka qenë demokratik - NACIONALE

Kryetari Zveçanit: Peticioni për shkarkim nuk është i drejtë, procesi i zgjedhjes ka qenë demokratik

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, e ka vlerësuar si të padrejtë peticioni e serbëve lokalë për shkarkimin e tij.

Ai ka bërë me dije se përderisa procesi i zgjedhjes se tij ka qenë demokratik, peticioni që ka filluar sot ka qenë i panevojshëm.

Unë mendoj që nuk është e drejtë aspak, domethënë deri sa kanë qenë zgjedhjet demokratike të lira dhe janë pranuar nga vendorët politika vendorë dhe nga ndërkombëtarët kështu, mirëpo prapëseprapë Qeveria ka vendosë, le të shohim vendimin”, ka thënë Peci për EO.

Ai ka bërë me dije se në ditën e parë të mbledhjes së nënshkrime është vërejtur një interesim i madh serbëve lokalë për të nënshkruar peticionin në fjalë.

Peci, i cili vije nga radhët e PDK-së, ka thënë se është në pritje të përfundimit të këtij procesi.

Te na kanë filluar sot peticioni për rrëzimin e kryetarit të Komunës Zveçanit. Mesa po duket është një numër i interesuar i madh i cili deri më tani është duke u nënshkruar peticioni, mirëpo kanë një kohë të caktuar dhe besoj që e kanë kohën e mjaftueshme të shohim përfundimin”, është shprehur Peci.

Lajme të ngjashme