Kodra për rastin e abuzimit me 5 vjeçarën: Ku është dinjiteti i mantelbardhëve? - NACIONALE

Kodra për rastin e abuzimit me 5 vjeçarën: Ku është dinjiteti i mantelbardhëve?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, Besim Kodra, ka reaguar lidhur me rastin ku dyshohet se një logoped në Gjilan ka abuzuar një paciente 5 vjeçare.

Me anë të një shkrimi në Facebook, ai ka pyetur se "ku është dinjiteti i mantelbardhëve".

Tutje ai ka thënë se ky monstrum nuk do të mund të "mbijetonte" vetëm, nëse nuk do të kishte edhe kolegë të tjerë të cilët do t'i fshihnin veprimet jo etike të tij dhe nuk do ta mbronin.

“Ju mantelbardhë të cilët e doni profesionin (që besoj se nuk jeni pak) distancohuni nga veprimet e kolegëve tuaj (që përveç manteles, asgjë nuk kanë të profesionistit shëndetësor)!Këtu do të fillonte ndryshimi.”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme