Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve: Nëse situata mbetet e qetë, çmimet mund të bien gradualisht - NACIONALE

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve: Nëse situata mbetet e qetë, çmimet mund të bien gradualisht

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, ka reaguar pas marrëveshjes për armëpushim.

Berjani ka thënë se nëse situata mbetet e qetë, çmimet mund të bien gradualisht.

Postimi:

Njoftim mbi zhvillimet në sektorin e naftes:

Armëpushimi i fundit në mes të SHBA-ve dhe Iranit, dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit kanë sjellë pak qetësi në tregjet e naftës. Frika për ndërprerje të furnizimit është ulur dhe kjo u reflektua menjëherë në çmime, me indekse si USOIL dhe Brent që panë një stabilizim në orët e fundit. Megjithatë, kjo mund të jetë një reagim afatshkurtër. Nëse situata mbetet e qetë, çmimet mund të vazhdojnë të bien gradualisht. Vetëm një marrëveshje e qëndrueshme dhe afatgjatë do të sillte stabilizim të vërtetë për tregjet e naftës, edhe në Kosovë.

Me Rrespekt

Fadil Berjani

Kryetar i shoqatë së naftarve të Kosove

Lajme të ngjashme