Kryetari i Odës Ekonomike: 80 për qind e investimeve të diasporës shkojnë në shpia, toka e banesa - NACIONALE

Kryetari i Odës Ekonomike: 80 për qind e investimeve të diasporës shkojnë në shpia, toka e banesa

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) ka folur në lidhje me dërgimin e parave nga diaspora. Sipas Rafunës, investimet e diasporës në Kosovës përgjithësisht fokusohen në patundshmëri.

Tutje, në intervistën për Ekonomia Online, Rafuna vlerësoi se duhet të ketë një plan që do t’i orientonte investimet në sektorë që ndikojnë në zhvillimin ekonomik.

“Ende jemi duke vuajtur për një plan ose një strategji të mirë të orientimit të remitancave të diasporës. Në qoftë se i sheh raportet e Bankës Qendrore të Kosovës, e sheh që mundemi me u shpreh lirisht që mbi 80% të investimeve të diasporës shkojnë në patundshmëri, në banesa, shpija, toka, kështu që edhe këtu po them sikurse te prodhimi, është eksporti.” – tha ai për Ekonomia Online.

Lajme të ngjashme