Kryetari i Malishevës: Njëri fëmijë është operuar në të dyja këmbët, vajza u ekzaminua në tru për mundësi gjakderdhjeje - NACIONALE

Kryetari i Malishevës: Njëri fëmijë është operuar në të dyja këmbët, vajza u ekzaminua në tru për mundësi gjakderdhjeje

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se njëri nga fëmijët që ishte viktime e aksidentit të sotëm në Podujevë, është operuar në të dyja këmbët.

“Djali 5-vjecar është operuar në dy këmbët nga ortopedët tonë më të mirë. Operacioni ka kaluar me sukses”, ka thënë Kastrati në emisionin Frontal të T7.

Aksidenti në Podujevë la të vdekur një çift burrë e grua nga Malisheva që po vinin nga Sllovenia, me dy fëmijët e tyre.

Sipas informatave të kryetarit, djali ka pësuar thyerje të këmbëve dhe gjurin e njërës këmbë e ka në gjendje më të rëndë.

Ndërsa vajzës tre vjeçe i janë bërë ekzaminime në tru për mundësi gjakderdhjeje.

“Vajza tre vjeçare, ku i janë bërë disa ekzaminime rreth mundësisë të gjakderdhjeve në tru që mund të ketë pësuar”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme