Kryetari i ‘Guxo’ e talli për emrin, Kica-Xhelili: Z.Peci e ndryshoi mendimin për mua, e di ai për çka po flas
Kryetari i ‘Guxo’, Faton Peci, të mërkurën ironizoi me emrin e deputetes, Doarsa Kica-Xhelili, duke thënë se nuk e njeh askush, saqë edhe emrin ia ngatërrojnë.
Për këto deklarata, ajo iu përgjigj sonte në Rubikon, duke thënë se nuk i kupton komentet e tilla dhe se kryetari Peci, e ndryshoi mendimin për të brenda natës.
Kica-Xhelili ka deklaruar se ai i kishtë thënë “se ka mendim të lartë për të”.
“E dëgjova edhe këtë deklaratën për emrin tim. Daorsa apo Doarsa. Në kuptim të kësaj, unë mund ta them vetëm një gjë, e kuptoj, por nuk e mirëkuptoj vrullin dhe impulsin e komenteve të tilla, nga dikush që e paska ndryshuar mendimin për mua brenda natës. Z.Peci e di saktësisht për çka po flas. Të paktën më ka thënë që ka pasur mendim të lartë për mua, nëse s’e ka menduar, nuk paska qenë korrekt për mendimin e tij”, tha ajo.
Si arsye kryesore për largimin nga ‘Guxo’, Kica-Xhelili përmendi pakënaqësitë që ka për reformën në drejtësi.
