Kryetari i Gjilanit që vjen nga radhët e VV “në luftë” me median lokale, Salihu i drejtohet me letër të hapur - NACIONALE

Kryetari i Gjilanit që vjen nga radhët e VV “në luftë” me median lokale, Salihu i drejtohet me letër të hapur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i “Radio Star” me seli në Gjilan, Arbresh Salihu i ka reaguar kreut të kësaj komune, Alban Hyseni, pasi që ky i fundit ka thënë se Radio Star ka fituar mija euro nga komuna për transmetimin e seancave.

Salihu përmes një letre të hapur që i ka dërguar Hysenit ka thënë se kontrata është publike dhe ligjore dhe se nuk ka asgjë anti-ligjore.

Tutje Salihu ka thënë se çmimi për kontratë caktohet nga Autoriteti Kontraktues, duke shtuar se ai nuk i cakton kontrata komunës, dhe duke i thënë Hysenit që edhe këtu ka mungesë të informacionit.

Letër e hapur drejtuar Alban Hysenit, kryetar i Gjilanit

I nderuar Hyseni, në seancën e datës 26 korrik të Kuvendit Komunal të Gjilanit, e keni lakuar emrin e Radio Starit, mediumit më të madh dhe më të respektuar në Anamoravë.

Për shkak të dështimeve të mëdha në qeverisjen komunale, kryetar keni folur shumë të pavërteta para opinionit, kinse Radio Star ka fituar “mija” euro nga komuna për transmetimin e seancave dhe eshte paguar shuma te cilat ju duken te medha por kontrata eshte publike dhe ligjore asgjë nuk ka antiligjore.

Por, kryetar, e vërteta është ndryshe. Çmimi për kontratë caktohet nga Autoriteti Kontraktues, une nuk i caktoj kontratat komunës, edhe ketu keni munges te informacionit, të gjitha pagesat i kam të faktuara të ruajtura.” – thuhet ndër të tjera në këtë letër.

Ndër të tjera Salihu e ka quajtur fushatë linçuese nga kryetari Hyseni në drejtim të mediumit të tij.

“Prandaj, është ë pakuptimtë të bëhet kjo fushatë linçuese ndaj një mediumi si Radio Star, që gjithmonë ka informuar drejt duke mos anuar nga asnjë parti politike por nga ajo qe po shoh keni humbur rrugen si kryetar. I nderuar kryetar, ju nëse keni fakte është mirë të tregoni ndonjë rast se kur është “favorizuar” Radio Star. Të gjitha kontratat janë fituar falë meritokracisë dhe cmimit me te lirë ne treg qe e percakton ligji i Prokurimit. Kryetar, Radio Star nuk blihet. Nëse po tentoni që përshkak të dështimeve të mëdha, t’ua leni fajin mediave e keni gabim.” – ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme