Kryetari i Bordit të ZRrE: Ne e kemi kryer punën tonë në lidhje me Elektroseverin, njëra pikë s’u respektua
Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike [ZRrE], Ymer Fejzullahu ka folur për zbatimin e marrëveshjes së fundit për energjinë që u nënshkrua mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Fejzullahu ka thënë se kompania serbe që do të bëjë faturimin e rrymë në komunat veriore, Elektroserver nuk ka respektuar njërën pikë në afat.
“Besoj se ZRRE-ja e ka kryer punën e saj, pika e parë ka qenë dhënia e licencës për Elektroserver, kurse pikat tjera i takojnë institucioneve të tjera, si KEDS-KOST e të tjerat bashkë me Elektroserverin. Ne mund të japim një informatë që besoj e dini që pika e dytë ende s’është respektuar në bazë të afatit, edhe pikat tjera janë të përfshira në të. Pika e dytë s’është zbatuar. Nëse shikohet në bazë të marrëveshjes thuhet se pas 100 ditëshit e qartëson se cilat janë veprimet e ZRRE-së, në përmbushje të pikave të tjera”, ka thënë ai.
Këto komente Fejzullahu i bërë pas takimit që pati me depuetët e Grupit Parlamentar të AAK-së.