Kryetarët e komunave të VV-së në konferencë: Dërgoni fëmijët në shkolla, mësimdhënës ndaleni grevën - NACIONALE

Kryetarët e komunave të VV-së në konferencë: Dërgoni fëmijët në shkolla, mësimdhënës ndaleni grevën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetarët e komunës së Podujevës, Shtimes, Gjilanit e Kamenicës janë mbledhur së bashku në një konferencë për media.

Katër kryetarët nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë paraqitur shqetësimin e përbashkët, mosfillimin e vitit të ri shkollor.

Të njejtit i kanë bërë thirrje prindërve që t’i dërgojnë fëmijët në shkolla dhe mësimdhënësve iu kanë apeluar që të jenë pjesë e procesit mësimor duke e ndalur grevën.

“Sot bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe kryetarin e Shtimes, Qemajl Aliu, në konferencë për media kemi paraqitur shqetësimet tona lidhur me mosfillimin e vitit të ri shkollor në nivel vendi.

Nga kjo konferencë ne ju bëmë thirrje prindërve që t'i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla dhe apeluam tek mësimdhënësit që të jenë pjesë e procesit mësimor duke e ndalur grevën.

Qeveria e Kosovës tashmë ka vendosur në diskutim publik Ligjin për Paga, ku mësimdhënësit trajtohen me paga të dinjitetshme si dhe është përkujdesur me Pakon e re mbështetëse në ndihmë të qytetarëve karrshi inflacionit”, ka shkruar Shpejtim Bulliqi.

Lajme të ngjashme