Kryetari i Miqësisë me Amerikën, Dimal Basha prezanton disa fakte për teleskopin e NASA-s - NACIONALE

Kryetari i Miqësisë me Amerikën, Dimal Basha prezanton disa fakte për teleskopin e NASA-s

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Grupit të Miqësisë me Amerikën dhe deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka shfrytëzuar rastin që t’i thotë edhe ai disa fjalë për teleskopin James Webb të NASA-s të cilit iu publikua fotoja e parë e bërë në gjithësi.

Basha në rolin e kryetarit të Miqësisë me Amerikën, ka prezantuar për kosovarët disa fakte rreth këtij teleskopi dhe “mrekullitë e tij”.

Krejt në fund të shkrimit, Basha ka uruar një mëngjes të mirë.

Shkrimi i plotë i z. Basha:

Mrekullia shkencore me teleskopin James Webb

Ka kushtuar 10 miliardë dollarë. Është lancuar në dhjetor 2021, dhe në fund t’janarit 2022 ka arritur në vendparkimin e tij në hapësirë, diku 1 milion kilometra larg tokës. Prej atëherë inxhinierët kanë punu për funksionalizimin e tij, dhe dje është ba publike fotoja e parë nga vet Presidenti Biden.

Kjo foto duket që kap shumë, por në të vërtetë ka në kornizë vetëm një pjesë shumë të vogël të universit, që mrekullisht ngërthen në vete galaksi që janë me miliarda vite të vjetër.

Mrekullia tjetër e universit është se fakti që e shohim mrapa në historinë e saj. Sa për ilustrim, ylli polar është përafërsisht 323 vite dritë larg, që i bie se ne e shohim në histori, sepse ka gjasa që ka eksplodu para 100 viteve, por ne ende e shohim dritën si ka qenë para eksplodimir. Pra do duheshin edhe 223 vite me kuptu që ka eksploduar dhe nuk ekziston më.

Kurse në foto e publikuar shohim galaksi me miliarda vite dritë larg, që do t’na duhej udhëtim me shpejtësi të dritës me miliarda vite për me shku n’vend, e që për ne sot është e pakapshme. Edhe sikur t’arrinim me udhëtu me shpejtësinë e dritës, që duket e paarritshme, prapë është shumë shpejtësi e ngadalshme në raport me universin.

Ditëve në vijim James Web Telescope pritet me publiku edhe foto tjera që do të jenë magjike për syrin, e jashtëzakonisht të dobishme për shkencën!

Mirëmëngjesi!!!

Lajme të ngjashme