Kryesia e Kuvendit e procedon në qeveri Ligjin për tërheqjen e 30% të Trustit - NACIONALE

Kryesia e Kuvendit e procedon në qeveri Ligjin për tërheqjen e 30% të Trustit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që ta procedoj për opinion në Qeveri Projektligjin për tërheqjen e 30% të Trustit.

Edhe pse askush nuk është deklaruar për medie pas mbledhjes me arsyetimin se prezentë nuk ishin shefat e Grupeve Parlamentare, Projektligji është dërguar në ekzekutiv.

Kryesia procedoi për mendim në Qeveri edhe Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore.

Qeveria ka afat 30 ditor për të dhënë mendimin për këtë projektligj, pastaj projektligji kthehet në Kuvend në procedurë parlamentare. /EO

Lajme të ngjashme