Kryeqyteti i Kosovës i shpall të pafajshëm Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin
Një baner i madh me mbishkrimin “Në emër të qytetarëve të Prishtinës: SHPALLENI TË PAFAJSHËM” është vendosur sot në qendër të Prishtinës.
Baneri i vendosur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë përmban mesazh të qartë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Aty kërkohet pafajësia e tyre dhe kthimi në Kosovë.