Kryeprokurori Isufaj e pret në takim ambasadorin e Francës: Diskutohet për sundimin e ligjit
Kryeprokurori Isufaj dhe Ambasadori i Francës diskutuan për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Kjo u bë e ditur me një komunikatë për media.
“Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Isufaj dhe ambasadori francez kanë zhvilluar diskutime të frytshme lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Konkretisht në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në mes Prokurorisë Speciale dhe shtetit të Francës, përmes Ambasadës Franceze në Prishtinë, si dhe për mbështetjen e këtij shteti në ruajtën e pavarësisë institucionale”, thuhet në njoftim.