Kryeprokurori i Prishtinës për vrasjen në Aktash: I kemi marrë kamerat e sigurisë, po i përpunojmë incizimet - NACIONALE

Kryeprokurori i Prishtinës për vrasjen në Aktash: I kemi marrë kamerat e sigurisë, po i përpunojmë incizimet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka dhënë detaje lidhur me të shtënat me armë zjarri që ndodhën mbrëmjen e 1 shtatorit në mes familjeve Sekiraqa dhe Gashi (të njohur si Capat).

Aty një person mbeti i vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën.

Kryeprokurori Gashi në një prononcim për “Betimi për Drejtësi”, ka thënë se janë marrë disa kamera tek rrugët e vendit të ngjarjes dhe se janë në fazë të përpunimit të video-incizimeve.

“Mbi bazën e tyre (video-incizimeve) jemi duke bërë përpjekje për të identifikuar që nëse personat që ne i kemi të ndaluar janë duke vrapuar në këtë rast apo është edhe ndonjë person tjetër që ne nuk e kemi brenda të arrestuar”, u shpreh Gashi.

Kryeprokurori i Prishtinës shtoi se janë në fazën fillestare të hetimeve, teksa tha se në momentin që do të identifikohet ndonjë person tjetër i përfshirë në rast do të ndërmerren veprime për arrestim.

“Pesë i kemi të identifikuar deri më tash dhe që të njëjtit janë të ndaluar”, tregoi ai.

Lajme të ngjashme