Kryeministri kanadez e quan “neveritës” trajtimin që Izraeli po ua bën pjesëtarëve të flotës së Gazës - NACIONALE

Kryeministri kanadez e quan “neveritës” trajtimin që Izraeli po ua bën pjesëtarëve të flotës së Gazës

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Trajtimi i aktivistëve të flotës për Gazën nga Izraeli është “neveritës”, tha të mërkurën kryeministri kanadez, Mark Carney, duke përdorur gjuhë më të ashpër se zakonisht për t’i dënuar veprimet e një aleati të ngushtë.

Kanadaja tha më herët se do ta thërrasë në takim ambasadorin Izraelit për të protestuar, pasi ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, shpërndau një video ku ai i përqeshte aktivistët, të cilët ishin detyruar që të qëndronin në gjunjë në rreshta, ndërsa duart i kishin të lidhura pas shpinës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Trajtimi neveritës i civilëve në flotë, përfshirë atë që është i dokumentuar në pamjet e shpërndara nga Itamar Ben-Gviri, është i papranueshëm” – tha Carney në një shkrim të publikuar në rrjete sociale.

“Kanadaja tashmë i ka vendosur sanksione të rrepta z. Ben-Gvir, përfshirë ngrirjen e aseteve dhe një ndalim udhëtimi, si kundërpërgjigje ndaj nxitjes së përsëritur të dhunës nga ai” – shtoi kryeministri kanadez.

Këta aktivistë ndodheshin në disa barka që u penguan nga forcat izraelite në ujëra ndërkombëtare të martën dhe më vonë u dërguan në një port izraelit.

Lajme të ngjashme