Kryeministri i Bahamas në konferencë me Osmanin: Ky është fillimi i një raporti që synojmë ta forcojmë
Kryeministri i Bahamas, Philip Davis, ka mbajtur konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai ka thënë se njohja, është fillimi i një raporti që synojnë ta fuqizojnë.
‘‘Rëndësiaa e këtij momenti dëshmohet nga fakti që ju, si Presidente e Kosovës, e keni parë të arsyeshme të na nderoni me praninë tuaj për të nënshkruar dokumentin e njohjes këtu në Bahamas. Kjo ka një domethënie të veçantë për ne, që ju keni ndarë kohë nga orari juaj i ngarkuar për të udhëtuar në Bahamas dhe për ta çuar deri në fund këtë proces. Nuk ka dyshim se ky është fillimi i një marrëdhënieje që ne do të synojmë ta forcojmë vazhdimisht. Ka shumë aspekte bashkëpunimi që do t’i ndjekim, veçanërisht në një botë ku ka kaq shumë sfida gjeopolitike që na prekin të gjithëve, e sidomos duke pasur parasysh të gjitha sfidat që Kosova ka kaluar ndër shekuj, nëse mund të shprehem kështu’’, ka deklaruar kryeministri i Bahamas.