Kryediplomati shqiptar takon Hamzën, inkurajon PDK-në të vijojnë me rol konstruktiv pas zgjedhjeve - NACIONALE

Kryediplomati shqiptar takon Hamzën, inkurajon PDK-në të vijojnë me rol konstruktiv pas zgjedhjeve

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ferit Hoxha, ndau detaje nga takimi me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë.

Temat e bisedës përfshinin zhvillimet politike, dialogun Kosovë–Serbi dhe çështjen e ish-drejtuesve të UÇK-së.

"E inkurajova kryetarin Hamza dhe PDK-në të vijojnë të luajnë një rol konstruktiv në ndërtimin e konsensusit politik, përfshirë proceset e rëndësishme institucionale që e presin vendin," shkroi Hoxha.

Lidhur me ish-drejtuesit e UÇK-së, Hoxha shprehu "respekt dhe solidaritet për kontributin e tyre historik," duke shtuar se drejtësia duhet të veprojë "mbi bazën e fakteve, provave dhe standardeve më të larta ndërkombëtare."

Lajme të ngjashme