KRU Prishtina njofton: Ka ardhur uji në zonën ku u shemb rruga - NACIONALE

KRU Prishtina njofton: Ka ardhur uji në zonën ku u shemb rruga

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Shembja e një pjese të rrugës “Don Shtjefën Kurti” në kryeqytet i la banorët e asaj zone pa furnizim me ujë nga rrjeti rajonal i ujësjellësit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi se “sapo u sanua defekti nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit”.

“Për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit, furnizimi me ujë dje ishte ndërprerë në rrugët e mëposhtme, deri në sanimin e gypit: Rruga “Mehmet Shpendi” Rruga” Bislim Islami” Rruga” Don Stjefan Kurti” Rruga” Kiri” Rruga” Agim Prodani” Rruga “Ymer Bytyqi” Rruga” Visar Thaqi”. Tashmë uji ka ardhur”, njoftoi KRU Prishtina.

Lajme të ngjashme